Rioni Tytynxhiu e Rubina Krasniqi kanë vazhduar edhe sot ta përfaqësojnë Kosovën në mënyrën më të mirë në FIA Motorsport “Valencia 2024”.
Pas suksesit që e arritën të enjten duke hyrë në TOP-16, sot e kanë bërë një hap edhe më të madh.
Rioni e Rubina ishin më të mirë se dyshja nga Estonia, madje me 39 sekonda epërsi.
Me këtë fitore u inkuadruan në TOP-8, që gjithsesi është sukses i madh, ndërkohë që rrugëtimi nuk ka përfunduar.