Piloti spanjoll i Ferrari, Carlos Sainz, siguroi sot “pole position” në pistën e Meksikës në Formula 1, duke dhënë kohën 1’15”946. Një kohë mjaft e mirë e pilotit ferrarist, që befasoi të gjithë pretendentët për titull, që u renditën pas tij.
Sainz do ta ndajë vijën e parë të nisjes me holandezin e Red Bull, Max Verstappen, që u klasifikua në vendin e dytë. Më pas, u rendit një tjetër pretendent për titull, britaniku Lando Norris me McLaren (i treti).
Vetëm i katërti Charles Leclerc me makinën tjetër Ferrari, por katër të parët janë pranë njëri-tjetrit, cka pritet ta bëjë mjaft interesate garën. Ferrari është e vetmja nga skuadrat pretendente per titull që ka të dy pilotët në “top-10”.
Në vendet 5-6 u renditën dy makinat Mercedes, me George Russell që la pas shokun e tij të skuadrës Lewis Hamilton. Në “top-10” edhe Magnussen (Haas), Gasly (Alpine), Albon (Williams) e Hulkenberg (Haas).
Per Sainz ky ishte “pole” number 6 në karrierën e tij, duke e bërë “kokëkuqen” pretendente për fitore në garën e së dielës. U eliminuan që në sesionin e parë Oscar Piastri (McLaren) e Sergio Perez (Red Bull), duke zhgënjyer.