Carlos Sainz ka fituar Çmimin e Madh në Meksikë në Formula 1 me makinën e tij, Ferrari.
“Kokëkuqja” ishte dominuese në këtë super garë që kishte 71 xhiro, pasi vend në podium zuri edhe Charls Leclerc (i treti).
Piloti i McLarenit, Lando Norris – falë një dalje të Leclercut jashtë pistës u pozicionua në vendin e dytë.
Ish-kampioni i botës, Lewis Hamilton pati një garë fantastike dhe u radhit në vendin e katërt.
Kurse kampioni momental i botës, Max Verstappen e mbylli garën në pozitën e gjashtë.