Ekipet e autosporteve të Kosovës dhe Shqipërisë janë bllokuar në aeroportin e Valencias shkaku i përmbytjeve të mëdha.
Aeroporti atje sot u mbyll, ndërsa garuesit nga Kosova e Shqipëria kanë mbetur atje në kërkim të ndonjë alternative për t’u kthyer.
“Po, është e vërtetë. Kishin mbetur të bllokuar si pasojë e përmbytjeve.
Kanë pasur me u nis dje për me ardh në Kosovë, por kanë mbetur të bllokuar në aeroportin e Valencias”, tha një burim.