Bagnaia rrëzohet, Martin fiton garën sprint në Malajzi

Formula 1

Bagnaia rrëzohet, Martin fiton garën sprint në Malajzi

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 12:04
Pamje nga gara

Në pistën e Sepang (Malajzi), u zhvillua sot gara sprint në MotoGP, ku fitues doli piloti spanjoll Jorge Martin.

Një triumf që e afron edhe më shumë me titullin e parë kampion në karrierë.

Piloti i Ducati Pramac mori që në fillim kryesimin e garës dhe përfitoi nga një rrëzim i rivalit të tiị kryesor, italianit Francesco Bagnaia për ta thelluar diferencën në renditjen e përgjithshme.

Martin ka 29 pikë avantazh në renditje, ndërkohë që përveç garës nesër në Sepang janë edhe dy gara të tjera për t’u zhvilluar. Nëse arrin të fitojë të dielën garën dhe Bagnaia renditet i treti shpallet që nesër kampion bote.

I dyti sot në garën sprint u rendit spanjolli Marc Marquez me Ducati Gresini the i treti italiani Enea Bastianini me Ducati zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat