Norris i “rrëmben” edhe 2 pikë të tjera Verstappen

Formula 1

Norris i “rrëmben” edhe 2 pikë të tjera Verstappen

Më: 2 nëntor 2024 Në ora: 15:45
Pamje nga gara

Piloti britanik Lando Norris fitoi sot garën sprint në Brazil, zhvilluar në pistën e Interlagos, duke i marrë edhe dy pikë të tjera në renditje Max Verstappen dhe ngushtuar në 45 pikë diferencën mes tyre.

Një garë e dominuar nga makina McLaren me të dy pilotët e saj që zunë dy vendet e para. Ishte Oscar Piastri ai që e nisi garën nga vendi i parë dhe komandoi atë për gati 20 xhiro, duke i hapur krahun shokut të skuadrës tri xhiro nga fundi.

Në podium, i treti, u ngjit kampioni i botës në fuqi, holandezi i Red Bull, Max Verstappen.

Ai vuajti shumë në duelin me Charles Leclerc, duke e parakaluar disa xhiro nga fundi. Matje ai synoi vendin e dytë në xhiron e fundit, por pa sukses.

I katërti u klasifikua Leclerc me Ferrari, që la pas shogun e tij të skuadrës Carlos Sainz. Në zonën e pikëve edhe George Russell (i gjashti), Pierre Gasly (i shtati) e Sergio Perez (i teti). Lewis Hamilton e mbylli garën në vendin e 11-të.

Xhirot e fundit u zhvilluan nën regjimin e makinës virtuale të sigurisë për një problem të Magnussen.

Në atë moment, Verstappen tentoi të parakalojë Piastri por nuk ia doli mbanë, por për atë veprim është nën hetim nga komisarët e garës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat