Verstappen bën fenomenin në Brazil, niset i 17-ti dhe fiton në Interlagos!
Ndodh gjithçka nën rreshjet e shiut në Interlagos, aty ku Max Verstappen rikuperon pas startit nga vendi i 17-të dhe kthehet të fitojë pas 10 garash.
Në podium makinat Alpine të Ocon dhe Gasly, pastaj vjen Russell. Leclerc 5-ti mban pas dy McLaren-ët e Norris dhe Piastri, thelbësore për garën për konstruktorët.
Albon dhe Stroll nuk u nisën, ndërsa Hulkenberg u skualifikua, Sainz dhe Colapinto u përlplasën me barrierat dhe u tërhoqën.