Leclerc: Në Las Vegas për një fitore të dyfishtë

Formula 1

Leclerc: Në Las Vegas për një fitore të dyfishtë

Më: 5 nëntor 2024 Në ora: 11:21
Pamje

Fundjava e kaluar nuk ka qenë shumë pozitive për Ferrari, që humbi 7 pikë ndaj McLaren në renditjen e përgjithshme për konstruktorë në Formula 1. Tashmë “kokëkuqja” është 36 pikë pas britanikëve, ndërkohë që janë edhe tri gara deri në fund të botërorit.

Gara e radhës është në Las Vegas, pistë ku vjet Ferrari vuri në vështirësi Red Bull, që ishte i pamposhtur në atë kohë, duke arritur “pole position” dhe vendin e dytë në garën me Charles Leclerc. Ndaj, këtë vit, piloti monegask kërkon të ngjitet në majën e podiumit.

“Vitin e kaluar ishim shumë të fortë në Las Vegas dhe shpresojmë të jemi në gjendje të përsërisim veten. Është e vërtetë që këtë sezon kemi bërë një hap të madh përpara në menaxhimin e gomave, që do të thotë se kemi humbur diçka kur temperaturat janë të ulëta”, tha Leclerc.

“Jam më shumë optimist për garën në Las Vegas. Shpresojmë të jemi në gjendje të punojmë në këto dy javë, për t’u përgatitur sa më mirë dhe për të qenë në një nivel të kënaqshëm. Karakteristikat e pistës janë më të mira për makinën tonë”, u shpreh Charles Leclerc.

“Mund të bëjmë shumë mirë në Las Vegas. Do të jetë e rëndësishme të marrim një rezultat, pse jo një fitore të dyfishtë, për të na afruar me McLaren dhe për të fituar titullin e konstruktorëve.

Edhe në Abu Dhabi mendoj se mund të bëjmë mirë. Kanë mbetur edhe tre gara dhe shpresojmë që të mund t’i shfrytëzojmë sa më shumë”, tha Leclerc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat