Gara e fundit sezonale e botërorit të MotoGP nuk do të zhvillohet në Valencia më 17 nëntor.
Për shkak të përmbytjeve është vendosur që gara që do të vendosë titullin kampion të zhvillohet në Barcelonë.
Në fakt, zyrtarizimi pritet të mbërrijë orët në vijim, por të gjithë janë dakord me këtë vendim për të zhvilluar garën në Barcelonë. Gara e fundit duhej të zhvillohej në pistën “Ricardo Tormo”, por aty është e pamundur të garohet, pasi ndodhet në një nga zonat më të prekura nga përmbytjet.
Për pasojë, do të jetë pista e Montmelò ajo që do të mirëpresë raundin e fundit të botërorit 2024 në MotoGP, ku do të vendoset kampioni mes spanjollit Jorge Martin dhe italianit Francesco Bagnaia.
U vendos që gara të zhvillohet aty me qëllim që të ardhurat të shkojnë për personat e prekur nga përmbytja në Valencia. Pas zhvillimit të garës, në Barcelona do të zhvillohet edhe testët e para dimërore për vitin 2025.