Makina italiane po lufton për titullin për konstruktorë

Formula 1

Makina italiane po lufton për titullin për konstruktorë

Më: 8 nëntor 2024 Në ora: 11:46
Pamje

Pas dy muajsh, piloti britanik Lewis Hamilton do të jetë pjesë e Ferrari, duke u larguar nga Mercedes.

Makina italiane po lufton për titullin për konstruktorë dhe këtë sezon ka arritur pesë fitore në botërorin e Formula 1, sinjal ky pozitiv për 7 herë kampionin e botës.

Këto fitore janë një motivim më shumë për të për të fituar titullin e tetë, ndërkohë që duket se edhe vetë piloti mezi pret të provojë një “kokëkuqe”. “Ëndrra e çdo piloti është të garojë me një Ferrari.

Nuk doja të shkoja në fund të karrierës sime duke patur një peng të madh, që nuk kisha pilotuar një Ferrari”, tha Hamilton.

“Unë nuk e di kur do të përfundojë karriera ime, por kam një plan shumë të qartë përpara. Shpresoj që prvoja të më ndihmojë te Ferrari dhe së bashku mund të formojmë një skuadër të fortë, që të fitojë dhe të arrijë objektivat e saj”, u shpreh Lewis Hamilton për mediat britanike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat