Michael Schumacher, 30 vjet nga titulli i parë

Formula 1

Michael Schumacher, 30 vjet nga titulli i parë

Më: 13 nëntor 2024 Në ora: 20:57
Michael Schumacher, foto para 30 viteve

Me një Benetton B194 ishte në GP Australian, eventi i fundit i sezonit!

Ishte 13 nëntori i vitit 1994, 30 vjet më parë, kur Michael Schumacher u bë kampion bote për herë të parë në karrierën e tij.

Ai ishte në timonin e një Benetton B194 dhe ishte në GP Australian, eventi i fundit i sezonit.

Schumacher bëri debutimin e tij me Benetton në Monza më 8 shtator 1991, duke arritur menjëherë vendin e 5-të, përpara shokut të tij të skuadrës Nelson Piquet (me 3 tituj botërorë). GP u fitua nga Nigel Mansell, i ndjekur nga Ayrton Senna (me të cilin marrëdhëniet shpesh do të ishin shumë të tensionuara) dhe një farë Alain Prost.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat