Edhe këtë fundjavë, botërori i Formula 1 është pushim, për të nisur më pasë një fund-sezon të zjarrtë, me tri gara radhazi.
Te Ferrari, pas disa fitoresh radhazi, janë të bindur se fitimi i titullit kampion për konstruktorë është i mundshëm, duke parë diferencën e vogël ndaj McLaren në renditje.
I bindur për këtë është piloti monogask Charles Leclerc, që në prag të garës në Las Vegas, tha: “Kjo është një pistë ku ne duhet të bëjmë mirë. Është fakt që kemi përmirësuar shumë menaxhimin e gomave këtë vit.
Duke qenë se të gjithë jemi shumë afër në luftën për fitore, besoj se do të kemi akoma një shans për sukses”.
Më pas 27-vjeçari nga Montekarlo shtoi: “Sezoni është drejt fundit, janë tri gara të njëpasnjëshme, pa pushim dhe gjithçka mund të ndodhë.
Nëse e nisim me një rezultat të mirë në Las Vegas, atëherë edhe motivimi për dy garat në Arabi do të jetë më i madh.
Ky është objektivi ynë”.