Bagnaia fiton garën sprint në Montemelo

Formula 1

Bagnaia fiton garën sprint në Montemelo

Më: 16 nëntor 2024 Në ora: 16:38
Francesco Bagnaia

Piloti italian i Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia, fitoi sot pasdite garën sprint të zhvilluar në pistën e Montmelo, Barcelonë.

Një sukses që e mban kampionin e botës në MotoGP ende në garë për titullin kampion bote për pilotë.

Spanjolli Jorge Martin, që sot doli i treti me Ducati Pramac, tashmë ka 19 pikë avantazh ndaj Bagnaia në renditjen e përgjithshme.

Gjithcka do të vendoset të dielën pasdite, në garën e fundit sezonale.

Bagnaia, që e nisi garën e sotme sprint nga “pole position”, e dominoi atë, duke e merituar fitoren. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Enea Bastianini, që e ndihmoi atë të ngushtojë diferencën me Martin.

Të dielën pritet një sfidë e fortë mes Martin dhe Bagnaia, në atë që konsiderohet si “gara e solidaritetit”. Kjo garë duhej të ishte zhvilluar në Valencia, por par shkak të përmbytjeve u spostua në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat