Do titullin

Formula 1

Do titullin

Më: 20 nëntor 2024 Në ora: 19:48
Sharl Lëklerk

Me titullin për pilotë që duket i sigurt në duart e Maks Vershtapenit (i katërti radhazi për holandezin), Formula 1 këtë fundjavë zhvendoset në Las Vegas, për ndalesën e tretë nga fundi të Botërorit 2024.

Las Vegasi është vendi i duhur për të luajtur kumar dhe për të vendosur bastin për të ardhmen tuaj. Kështu, Sharl Lëklerk, në një intervistë të dhënë për “Repubblica”, përpiqet t’i vendosë të gjitha fishat në një bast për veten e tij dhe Ferrarin në këtë finale sezoni që parashikohet e balancuar dhe emocionuese.

Në lojë është titulli i konstruktorëve, që në Maranelo mungon prej vitit 2008. MekLaren është dukshëm favorit, teksa kryeson me 593 pikë, ndërsa më pas vijnë Ferrari me 557 pikë dhe Red Bulli me 544.

“Ne kemi bërë progres dhe pse MekLaren është vazhdimisht pak më i fortë dhe ka një avantazh, ne kemi për detyrë të luftojmë deri në fund”, thotë piloti monegask. Por a do të jetë Las Vegasi mundësia e fundit për “kokëkuqen”? Lëklerk i përgjigjet kështu kësaj pyetjeje: “Nuk besoj, mendoj që të tria garat e ardhshme do të jenë të shumë rëndësishme.

Në letër pista e Las Vegasit na sheh konkurrues dhe e vetmja pikëpyetje ka të bëjë me gomat, nëse do të dimë që t’i ‘ndezim’ në temperaturat e ulëta që do të gjejmë. Këtë vit kemi një makina më pak agresive për sa u përket gomave në krahasim me sezonin 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat