Pjesëmarrja e njërit prej pilotëve të Racing Bull, skuderisë dytësore të Red Bull, ishte në dyshim.
Bëhet fjalë për Yuki Tsunodan dhe garën e tretë amerikane, atë të Las Vegas.
Japonezi rrezikonte të mos hynte në Çmimin e Madh të Amerikës pas kontrollove doganore.
Piloti aziatik ka qenë i pranishëm në 2 garat e mëparshme të SHBA-ve, ajo e Austin dhe në Miami pa patur telashe në hyrjen në territorin amerikan.
Megjithatë, shoferi i talentuar ia doli të siguronte aktivizimin në garën e madhe të qytetit të kazinos.
“Nuk më lejuan të sillja një mik apo dikë familjar.
Doja të telefonoja ekipin tim por asgjë nuk më lejohej në ato çaste.
Ndoshta në kontrollin doganor nuk e morën fare ndërmend që isha pilot në F1. Më pas më pyetën për rrogën dhe e kuptuan.
Besoj problem ishin pizhamat e mia. Ishte shumë e pakëndshme. Në fund kalova pa probleme, por është një moment që nuk më ka ndodhur kurrë.”, u shpreh Tsunoda, piloti i F1.