Gara e kësaj fundjave në Formula 1, ajo që zhvillohet në Las Vegas, mund t’i japë titullin e katërt kampion bote pilotit të Red Bull, Max Verstappen. Ai ka 62 pikë avantazh ndaj Lando Norris dhe mëngjesin e së dielës mund të festojë.
“Përpiqem të mendoj vetëm për garën dhe jo për titullin. Kjo është një pistë e vështirë, jo ndër të preferuarat e mia.
E dimë që nuk jemi makina më e shpejtë, ndaj duhet kujdes”, tha Max Verstappen.
“Unë nuk e di se cfarë do të rezervojë kjo garë, por problemi kryesor për të gjithë do të jetë temperatura optimale e gomave. Në xhiron teke nuk dukemi shumë mirë, por në vijueshmëri besoj se po”, u shpreh holandezi.