Garuesi britanik i Formula 1, Lewis Hamilton po përjeton testet e tij të fundit si pilot i Mercedesit.
Hamilton, do t’i bashkohet Ferrarin nga viti i ardhshëm dhe se u pyet nëse do të fillonte aventurën e tij me Ferrarin që tani.
“E di që Vasseur donte që kjo të ndodhte, kisha dyshimet e mia. Ngasja e makinës së kuqe për herë të parë në Abu Dhabi nuk më emocionon”.
“Kur e ngrita, natyrisht me Toton, ata kishin të gjitha këto plane që unë duhej të shkoja të shihja disa nga sponsorët, kështu që nuk mendoja se do të më lejohej ndonjëherë. Edhe nëse do të kam kërkuar ta bëj, por sepse jam në kontratë me skuadrën deri më 31 dhjetor dhe kjo është mirë”, u shpreh Hamilton.
Hamilton, kohët e arta të karrierës së tij i kaloi te Mercedesi ku u shpall 7 herë kampion bote në Formula 1.