McLaren dominon dhe korr një fitore të dyfishtë në garën sprint në Katar

Formula 1

McLaren dominon dhe korr një fitore të dyfishtë në garën sprint në Katar

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 15:50
Pamje nga gara

Piloti australian Oscar Piastri me McLaren fitoi sot pasdite garën sprint të Formula 1 zhvilluar në Katar. Një fitore që erdhi në kthesën e fundit, kur shoku i tij i skuadrës Lando Norris i la vendi e parë.

Një garë e dominuar nga Norris, që e nisi atë nga “pole position” dhe e ruajti kreun gjatëgjithë kohës, por në kthesën e fundi i dhuroi fitoren Piastri. Podiumi kompletohet nga vendi i tretë i George Russell me Mercedes.

Një fitore të dyfishtë e merituar për McLaren, që merr pikë të rëndësishme për titullin kampion për konstruktorë, duke laën pas Ferrari, në vendet 4-5 me dy pilotët e saj, respektivisht Carlos Sainz e Charles Lelerc.

Dobët u paraqitën makinat Red Bull, me Max Verstappen që u klasifikua në vendin e tetë, pas Lewis Hamilton (i gjashti) e Nico Hulkenberg (i shtati). Ndërsa Sergio Perez u klasifikua i fundit me makinën tjetër Red Bull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat