Sfida është në ADN e Ferrari

Formula 1

Sfida është në ADN e Ferrari

Më: 5 dhjetor 2024 Në ora: 13:46
Frederic Vasseur,

“Për herë të parë që kur Formula 1 hyri në epokën e saj hibride ne arritëm të garojmë për një titull kampion për konstruktorë. Gjithçka do të vendoset në garën e fundit dhe ne jemi gati”, u shpreh Frederic Vasseur, drejtori sportiv i Ferrari.

Deklaratë që vjen pak ditë para garës së fundit sezonale në Formula 1, atë që zhvillohet ditën e diel në Abu Dhabi. “Kokëkuqja” ndodhet 21 pikë pas McLaren në renditje, ndaj misioni i makinës italiane është i vështirë.

“Është një arritje e rëndësishme për ne dhe këtë fundjavë do të përpiqemi të bëjmë edhe më shumë se në garën e fundit. Natyrisht, duhet të jemi realistë: jemi matematikisht në garë, por titulli është shumë i vështirë për t’u arritur”, tha Vasseur.

“Edhe nëse do të përfundonim të parët dhe të dytët, mund të mos mjaftonte duke qenë se McLaren krenohet me 21 pikë epërsi dhe mund të jetë i kënaqur me vendin e tretë dhe të pestë. Megjithatë, sfidat janë në ADN-në e Ferrari dhe për këtë arsye ne duam të provojmë”, tha menaxheri francez.

“Ne jemi përgatitur për këtë garë. E dimë se kualifikimi do të luajë një rol themelor dhe se makina jonë performon më mirë në garë. Charles, Carlos dhe i gjithë ekipi do të japin deri në pikën e fundit të djersës në përpjekje për të sjellë titullin në shtëpi”, tha Vasseur.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat