Red Bull reflekton për të ardhmen e Perezit

Formula 1

Red Bull reflekton për të ardhmen e Perezit

Më: 11 dhjetor 2024 Në ora: 13:03
Sergio Perez

E ardhmja e Sergio Perez si pilot i Red Bull është në dyshim. Piloti ka ende edhe një vit kontratë me makinën austriake, por paraqitje zhgënjyese e kanë vënë në dyshim praninë e tij në pistë me Red Bull vitin tjetër. Këtë gjë e konfirmoi edhe Chrisrian Horner, shefi i Red Bull.

“Viti 2025 do të jetë shumë i rëndësishëm. McLaren e Ferrari janë para nesh, Mercedes është aty pranë. Ndaj, kemi premisat e një kampioati mjaft të dueluar vitin e ardhshëm. Janë të paktën katër ekipe që luftojnë për fitore çdo fundjavë”, tha Horner, që kërkon një pilot të fortë në krha të Max Verstappen.

“Perez ishte një shofer i mrekullueshëm për ne, por ky vit ishte i vështirë për të. Do të ulemi së bashku dhe do të reflektojmë për këtë sezon, pastaj do të shohim se çfarë të bëjmë. Rivalët bënë një punë të mirë me të dy pilotët. Ne fituam 9 gara, të gjitha me Verstappen.

Kjo tregon se ju duhen që të dy pilotët të jenë të fortë”, tha Horner.

Më tej, menaxheri i Red Bull tha: “Ne fituam titullin për pilotë, por humbëm atë për konstruktorë dhe pikët e Perez që munguan ndikojnë. Është e qartë se prestigji është në kampionatin e pilotëve, por paratë vijnë me prodhuesit, kështu që ky i fundit ka shumë rëndësi”.

Ndërkohë, në testet e zhvilluara dje në Abu Dhabi, në pistë arabe për Red Bull nuk zbriti Sergio Perez, siç dhe pritej por japonezi i RB Racing, Yuki Tsunoda. Ky i fundit testoi makinën austriake dhe disa modifikime që janë në shërbim të vitit tjetër.

commentKomento
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat