Hamilton pas 6-7 garash do ta fitojë duelin me Leclercin

Formula 1

Hamilton pas 6-7 garash do ta fitojë duelin me Leclercin

Më: 17 dhjetor 2024 Në ora: 14:05
Leclerc e Hamilton

Ish-piloti kolumbian Juan Pablo Montoja, beson se transferimi i Lewis Hamilton nga Mercedes te Ferrari nuk ishte një rastësi. Ai beson se britaniku, 7 herë kampion bote në Formula 1, do të kërkojë titullin e tetë me “kokëkuqen”. Madje Montoja beson se Hamilton mund ta mposhtë shokun e tij të ri të skuadrës Charles Leclerc.

“Lewis është i pjekur. Do t’i mjaftojë pak kohë për të kuptuar dhe mësuar mekanizmat e punës te Ferrari, të njohë makinën dhe ekipin.

Natyrisht që Leclerc do të ketë një avantazh në fillimin e sezonit, por nëse makina është konkurruese pas 6-7 garash, Hamilton do të fitojë gjithçka”, tha Montoja.

“Hamilton e tregoi veten edhe këtë sezon në timonin e Mercedes, ndërkohë që aftësitë e tij nuk i vë askush në diskutim.

Në letër atij do t’i duhet një vit të përshtatet, por mendoj se do ta vërë shpejt nën presion Leclerc. Është e qartë që ai mezi pret të nisë mbarë këtë aventurë të re”, tha Juan Pablo Montoja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat