Piloti meksikan Sergio Perez është pranë lamtumirës nga Red Bull, skuadër me të cilën ka ende edhe një vit kontratë. Sezoni zhgënjyes ka bërë që drejtuesit e Red Bull t’i tregojnë derën 34-vjeçarit, lajm që konfirmohet nga e përditshmja franceze Canal+.
Rënia e rezultateve të Perez bëri që Red Bull të humbasë titullin për konstruktorë. Edhe pse meksikani i rezistoi largimit këtë verë, duket se pas 6 muajsh lamtumira është e pashmangshme. Me shumë gjasa, në vendin e tij do të vijë Liam Lawson.
Sipas Canal+, që i referohet burimeve nga Red Bull, zbulon: “Mund të konfirmojmë lajmin se Sergio Perez nuk do të drejtojë më ekipin Red Bul. Vendimi është marrë dhe do të shpallet në fund të javës. Zëvendësuesi i tij do të jetë Liam Laëson”.
Neo-zelandezi, ende 22 vjeç, aktualisht garon me makinën satelit të RB Racing, ndaj për të ky do të jetë një kalim te skuadra mëmë. Ai ka zhvilluar vetëm, 11 gara në Formula 1 dhe pritet të jetë shoku i ri i skuadrës së kampionit Max Verstappen.