Serxho Perez ka ndarë rrugët me Red Bull pas një viti shumë zhgënjyes.
Perez konsiderohet shkak nga skuderia e tij, për humbjen e titullit për konstruktorë që u fitua nga MkLaren.
Vershtapen fitoi titullin për pilotë, ndërsa Perez nuk shkoi dot më shumë se vendi i tetë në renditjen e përgjithshme.
“Jam mirënjohës për katër vitet e fundit me Red Bull dhe mundësinë që të garoj me një skuadër të mrekullueshme.
Të isha pilot i Red Bull ka qenë një eksperiencë e paharrueshme”, u shpreh Perez.