Lewis Hamilton dhe Ferrari janë përzgjedhur respektivisht si piloti dhe squadra më e dashur nga fansat e Formula 1 për këtë vit.
Edhe pse britaniku i Mercedes (vitin tjetër do të garojë me “kokëkuqen”) dhe makina italiane nuk fituan ndonjë titull këtë vit, ata mbetën të preferuarit e tifozëve.
Hamilton la pas në këtë renditje shokun e tij të ardhshëm të skuadrës Charles Leclerc. Ndërsa Max Verstappen, që u shpall kampion bote, u klasifikua në vendin e tretë.
Në klasifikimin e skuadrave më të dashura nga fansat, nuk ka shumë konkurrencë, pasi shumica dërrmuese ka zgjedhur Ferrari. Në vendin e dytë u rendit Mercedes dhe në të tretin McLaren, kampione e botës këtë vit.