Psa dy vitesh si pilot i Hass në Formula 1, gjermani Mick Schumacher kaloi dy sezone si pilot rezervë i Mercedes.
Ai priste që vitin e ardhshëm të rikthehej në pistë, por asnjë skuadër nuk i hapi derën.
Për pasojë, ai vendosi të mos shpresojë më për një vend në Formula 1. Aktualisht pa skuadër, kampioni i botës në Formula 2 në vitin 2020 është i paqartë për të ardhmen e tij, por duket se ka preferuar të garojë në WEC.
“Mendoj se kam marrë një vendim të drejtë.
Të pres ende për një vend në Formula 1 më duket humbje kohe. Nuk pata fatin të rikthehem edhe pse mendoj se e meritoja një shans të tillë”, tha Mick Schumacher.