Edhe pse duhen gati tre muaj deri në fillimin e kampionatit botëror të Formulës 1 për vitin 2025, që tani janë projektuar kandidatët për triumfin final.
Favoriti kryesor për tu shpallur kampion sipas kompanive të basteve është Lando Norris.
Piloti i MekLarenit, i cili e mbylli Botërorin 2024 në vend të dytë, ka koeficientin më të ulët për fitimin e titullit, 2.87.
Pas tij, me diferencë jo të madhe, vjen kampioni i katër sezoneve të fundit, Maks Vershtapen, teksa titulli i pestë për pilotin e Red Bullit jepet me koeficientin 3.25. Podiumin e favoritëve e plotëson Sharl Lëklerk i Ferrarit, me koeficientin 5.
Me shumë interes po pritet debutimi i Luis Hamiltonit me Farrerin, teksa britaniku pritet të zbresë në pistën e Fioranos në teste mes datave 20-21 janar.
Por shtatë herë kampioni botës në F1 është i katërti në renditjen e pretendentëve sipas kompanive të basteve, teksa triumfi i tij kuotohet me koeficientin 8.5. Kampionatin botëror i Formulës 1 do të fillojë më 16 mars 2025 në Australi.