KTM ka njoftuar një borxh prej mbi 3 miliardë eurosh dhe është një hap larg falimentimit.
E për të vazhduar rrugetimin e tij në MotoGP i duhet një financier ose një partner i ri.
Për këtë ka menduar Leëis Hamilton. Piloti britanik ka shfaqur interesimin e tij për të blerë skuadrën austriake.
KTM po kalon një situatë shumë delikate.
Sipas lajmeve të fundit, skuadra austriake është në vështirësi të mëdha financiare.
KTM është në krizë dhe pavarësisht se garanton verbalisht praninë e saj në MotoGP apo Dakar, ekziston frika e falimentimit. Është një garë me kohën. Por papritur në horizont shfaqet një 'supermen'.
Bëhet fjalë për Lewis Hamilton, i cili prej kohësh ka shprehur interesimin e tij për MotoGP.
Por kampioni britanin do të përballet me një situatë shumë delikate. Sepse KTM pas kontrollit të fundit financiar rezulton me një borxh prej 3 miliardë eurosh. Pit Beirer, kreu i KTM, foli hapur për një negociatë me shtatë herë kampionin e botës në F1:
"Gjithçka që mund të them është se ka pasur kontakte me përfaqësuesit e Hamilton. Ka pasur biseda interesante.
Nuk është sekret që ai është i interesuar për MotoGP dhe po mendon të ketë ekipin e tij”.
Hamilton që sezonin e ardhshëm do të garojë për Ferrarin në Formula 1 do të duhet të zgjidhë një mal me probleme financiare të skuadrës KTM. Piloti britanik ka një staf të zgjedhur që po punon për ta finalizuar me sukses këtë sipërmarrje.