Horge Martin fitoi titullin e parë kampion në Moto GP, teksa triumfoi këtë sezon me skuadrën Dukati Pramak.
Spanjolli ishte i pranishëm në “Fim Awards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve të fundvitit nga Federata Ndërkombëtare e Motoçiklizmit, event i zhvilluar në Palma de Majorka.
Gjatë këtij aktiviteti, piloti i ardhshëm i Aprilias për dy sezonet e fundit, duke e nisur nga Botërori 2023, të cilin e humbi me diferencë të vogël. Martin theksoi se nga titulli i humbur para dy vitesh nxori mësime: “Sigurisht që nxora shumë mësime nga viti 2023, pasi ishte një sezon i mirë, por edhe i vështirë për mua, veçanërisht në nivelin mental.
Pashë një diferencë në të cilën mund të punoja dhe fillova ta bëj këtë menjëherë në janar të këtij viti. Bëra shpejt një ndryshim në mentalitet që më solli këtu ku jam sot. Jam shumë i lumtur sepse është e rëndësishme të mësosh nga e kaluara”, u shpreh fillimisht Martin.
Më tej ai foli edhe konkurrencën me Banjajan, me të cilin është përballur në pistë që në moshë të re: “Normalisht që e kemi ëndërruar gjithmonë këtë duel. Kur ishim në Aspar nuk e prisja kurrë që ne të dy do të ishim dominuesit e këtyre viteve në Moto GP. Shpresoj të jetë kështu edhe për shumë të tjerë”. Me Pekon garoi në kushte të barabarta te Dukati, ndërsa ekipi zyrtar vendosi t’i besojë Mark Markezit për vitin 2025.
I pyetur nëse do t’i pëlqente që të matej me bashkëkombësin e tij spanjoll në motor të barabartë, Martin shprehet: “Ne e kemi bërë diçka të tillë që këtë vit (Markez garoi për Dukati Gresini). GP 24 ishte pak më ndryshe, kishte disa pika ku ishte më mirë se GP 23, por të tjera ku ishte më keq. Unë tashmë e kam bërë sfidën time me Pekon dhe Markezin, tani dua të provoj sfida të reja”, përfundoi 26-vjeçari.