Pjesa e dytë e këtij sezoni në Formula 1 konfirmoi se gara për titullin kampion për konstruktorë ishte e haper. Katër makina arritën të fitojnë gara: Red Bull, Ferrari, Mercedes e McLaren, duke e bërë mjaft interesante botërorin.
Edhe viti 2025 pritet të jetë po kaq i dueluar. I këtij mendimi është Christian Horner, drejtori sportiv i Red Bull, që tha: “Këtë vit patëm 7 fitues të ndryshëm dhe kjo e rrit interesin për sportin tonë”.
“Mendoj se ky skenar që pamë në gjysmën e dytë të këtij viti do të shfaqet edhe vitin tjetër. Makinat do të përmirësohen edhe më shumë, ndaj do të jenë shumë pranë njëra-tjetrës”, shtoi Horner.
“Në vitin 2022 ne fituam 22 nga 23 garat e zhvilluara dhe ishte e pamundur që sivjet të bënim më mirë. Vërtet u renditëm të tretët, por fituam 9 gara, ndaj duhet të ndryshojmë disi për të qenë njësoj si rivalët”, tha Horner.