Të gjithë po presin ta shohin Luis Hemilton si pilot në makinën e Ferrarit. Nga sot, britaniku i përket kësaj skuderie.
Frederik Vasues në rolin e drejtuesit te Ferrari ka folur për këtë fakt, ndërsa nuk është kursyer me humorin e tij.
Çdokush në botë është i emocionuar sigurisht, mekanikët janë të emocionuar, është gjithmonë emocionuese të kesh dikë që është 7 herë kampion i botër”, u shpreh Vaseur për “Sky F1”.
Më tej drejtuesi te Ferrari përdori nuk u kursye me shakatë, që lidhen me momentin kur Hemilton të testojë makinën e re.
“Është shumë emocionuese sepse mendoj se e ka pasur këtë moment në mendje për afërsisht 20 vite.
Do të jetë emocional, por vetëm për një xhiro. Më pas duhet të fokusohet”, e mbylli ai me humor.