Pjesa më e madhe e karrierës së gjatë të Ross Brawn në Formula 1 arriti kulmin e saj me sukseset e Michael Schumacher.
Fillimisht si drejtor teknik i Benetton në gjysmën e parë të viteve 1990, në suksesin e dyfishtë të gjermanit 1994 e 1995), përpara se të përsëriste veten në epokën e artë të Ferrarit nga viti 2000 deri në 2004.
Për pesë sezone radhazi skuadra e kuqe fitoi përsëri titujt për pilotë me Schumacher. Brawn ka dhënë një intervistë për “Auto Hebdo”, në të cilën ka rikthyer përvojën e tij në Formula 1 me gjermanin. Brawn, gjithashtu pati mundësinë të punonte për vetëm një vit me një tjetër kampion si Lewis Hamilton.
Duke krahasuar talentin dhe stilin e pilotit aktual të Ferrari me atë të Schumacher, për Brawn nuk ka dyshime: “Një takim i këtij lloji mes njerëzve të këtij niveli, me një pilot të jashtëzakonshëm si Michael, ndodh shumë rrallë. Kam punuar me Lewis, i cili është një tjetër pilot i shpejtë dhe i talentuar, por me një qasje krejtësisht të ndryshme”.
“Një famë e kërkuar, një mënyrë jetese në vijën e parë, e kundërta e qetësisë që kërkon Michael. Në fund të fundit kishte të njëjtin angazhim, talent dhe dëshirë. Vetëm qasja ishte e ndryshme. Për mua, kontributi në secilin nga shtatë titujt e tij botëror ishte thjesht i jashtëzakonshëm. Nuk ka njeri mbi Michael”, tha Brawn.