Tashmë që Lewis Hamilton ka kaluar te Ferrari, te makina Mercedes është britaniku George Russell ai që do të luajë rolin e pilotit kryesor.
Ai arriti ta përballojë me sukses rivalitetin me 7 herë kampionin e botës në Formula 1, duke fituar edhe dy gara vitin e kaluar.
Arritja e këtyre rezultateve kundër një legjende të Formula 1 vetëm mund ta bëjë Russell krenar, i cili tani ndihet i gatshëm të luftojë për majën.
Ndoshta që në vitin 2025 nëse Mercedes do të bënte hapin përpara që McLaren dhe Ferrari treguan muajt e fundit të vitit të kaluar.
“Jam shumë i kënaqur me performancën time në 2024-ën dhe mendoj se provat zyrtare kanë shkuar mirë, me 4 “pole position”.
Sa herë që kishim mundësinë të luftonim për fitoren, ishim në një pozicion për ta marrë atë. Unë mendoj se vetëm në Kanada jemi paraqitur dobët”, tha Russell.
“Këto rezultate më japin besim. Nëse do të ndërtonim makinën e duhur do të mund të luftonim për kampionatin dhe ta fitonim atë.
Përfituam nga të gjitha ato pak mundësi që patëm vitin e kaluar. Si ekip, ne kemi fituar pothuajse po aq gara sa McLaren, gjë që është e çmendur”, tha Russell.