Lewis Hamilton mes dashurisë së tij për Ferrarin dhe flirteve të reja.
Shtatë herë kampioni i botës, i cili pas pak javësh do të drejtojë Ferrarin në funksion të sezonit të ardhshëm, u pikas në një klub në Nju Jork në shoqërinë e Sofia Vergara, aktore kolumbiane, e natyralizuar si amerikane dhe nisën menjëherë thashethemet.
Të dy duket se kanë kohë që flirtojnë, sipas asaj që raporton TMZ. Aktorja dhe kampioni u ulën pranë njëri-tjetrit në një tavolinë pranë dritares dhe të pranishmit thonë se Sofia është përfshirë aq shumë në bisedë sa nuk e ka prekur ushqimin.
Vergara, e cila finalizoi divorcin nga aktori Joe Manganiello më shumë se një vit më parë, pati një lidhje me kirurgun e pasur ortopedik Justin Saliman, por në fillim të këtij muaji ajo u shfaq e vetme në Golden Globes. Hamilton më parë kishte një lidhje me këngëtaren dhe modelen Nicole Scherzinger dhe që atëherë është lidhur me shumë të famshëm, duke përfshirë, së fundmi, Shakirën.