Sharjet dhe protestat dënohen me gjoba, pezullim dhe zbritje pikësh

Formula 1

Sharjet dhe protestat dënohen me gjoba, pezullim dhe zbritje pikësh

Më: 23 janar 2025 Në ora: 18:32
Pamje nga një garë

FIA: Sharjet dhe protestat dënohen me gjoba, pezullim dhe zbritje pikësh!

Beteja e zhvilluar nga presidenti i FIA, Mohammed ben Sulajem, për të parandaluar çdo lloj sjelljeje jokorrekte nga pilotët, po bëhet gjithnjë e më intensive, veçanërisht pas rasteve që ndodhën botërorin e kaluar të Formula 1, pas komenteve të Maks Verstapenit dhe Sharll Leklerkut gjatë konferencave për shtyp.

Ndaj, FIA ka publikuar së fundmi rregulla të reja në lidhje me kodin sportiv, me përditësime të nenit 12.2.1, të cilat mund të rezultojnë në sanksione edhe më të rënda për pilotët e shpallur fajtorë për “sjellje të keqe” ose fajtorë për shkaktimin e “dëmit moral” për Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit.

Dënimet tashmë do të jenë në progresion, duke nisur nga një gjobë 10 mijë euro (shuma rritet deri në 30 mijë euro), pezullim për një muaj nga kampionati dhe heqje pikësh në botërorin për pilotë. FIA kërkon nga pilotët fajtorë që të bëjnë “falje publike dhe refuzim të komenteve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat