Jean Todt flet për Schumacher: E takoj rregullisht, është pjesë e familjes time

Formula 1

Jean Todt flet për Schumacher: E takoj rregullisht, është pjesë e familjes time

Më: 2 shkurt 2025 Në ora: 17:51
Michael Schumacher

Jean Todt, një nga drejtuesit legjendarë të Formula 1, që shkroi historinë e këtij sporti bashkë me Michael Schumacher, ka folur sot për mediat në lidhje me gjendjen e 7 herë kampionit të botës.

“Familja e tij ka vendosur që ta mbajë këtë cështje sekrete, të mos u përgjigjet asnjë pyetje dhe unë e respektoj këtë vendim.

Mund të them se e takoj rregullisht, me dashuri si atë ashtu dhe njerëzit pranë tij”, tha Todt.

Më tej, Todt, që ishte edhe president i FIA-s, shtoi: “Lidhja jonë shkon përtej asaj që arritëm në pistë, përtej punës së përditshme. Ai është pjesë e familjes time që sot është shumë larg Formula 1”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat