FIA zyrtarizon 6 garat sprint të këtij sezoni

Formula 1

FIA zyrtarizon 6 garat sprint të këtij sezoni

Më: 4 shkurt 2025 Në ora: 12:21
Pamje

Më datën 16 mars, në Australi do të nisë sezoni 2025 i Formula 1. Gjithsej do të jenë 24 gara, që do t’u shtohen edhe 6 gara sprint që do të zhvillohen në disa nga pistat e përzgjedhura nga FIA.

Gara e parë sprint do të zhvillohet në Kinë, më 23 mars, një javë pas fillimit të botërorit. Më pas, gara e dytë sprint do të jetë më 3 maj, në pistën e Majemit.

Ndërsa gara e tretë sprint, do të zhvillohet në pistën tradicionale të SPA, në Belgjikë, më 27 korrik. Këto janë tri garat e para sprint për pjesën e parë të sezonit.

Gara e katërt sprint do të jetë më 18 tetor, sërish në Amerikë, këtë herë në pistën e Austin. Dy të fundit janë Brazil, më 8 nëntor (gara e pestë) dhe në Katar, më 29 nëntor (gara e gjashtë sprint).

Si gjithnjë, garat sprint janë 100km. Gituesi i kësaj gare merr 8 pikë, i dyti 7 pikë e kështu me radhë deri në vendin e tetë, që merr 1 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat