Aston Martin është një nga skuadrat që do të vëzhgohet më së shumti në sezonin e ri të Formulës 1.
Edhe pse linja e pilotëve mbetet e pandryshuar, e përbërë nga Fernando Alonso dhe Lans Stroll të konfirmuar në timon, gjithçka që ndodh prapa skenave për sa i përket strukturës teknike, zgjon kuriozitet të madh.
Afrimi i projektuesit ikonik Adrian Njuei nga Red Bull ishte padyshim transferimi më i bujshëm, së bashku me kalimin e Luis Hamilton nga Mercedesi te Ferrari. Njuei ka për detyrë të vendosë rregull dhe të udhëheqë drejt fitores ekipin ku po investon masivisht Laurenc Stroll.
Duke filluar me ndërtimin e fabrikës së re angleze pranë Silverston, e cila do të shtrihet në një kompleks 37,000 metra katrorë, duke përfshirë një tunel të teknologjisë së erës me të cilin shpresohet të vendoset në pistë një makinë super konkurruese nga në viti 2026.
STRUKTURA TEKNIKE
Njuei, siç njihet në botën e Formulës 1, kthen gjithçka që prek në ar dhe të gjithë presin më shumë kureshtje të shikojnë se çfarë lloj ndikimi mund të ketë puna e tij që në vitin 2025. Riorganizimi i strukturës teknike ishte i rëndësishëm. Andi Kouell, dikur menaxher i njësisë së energjisë te Mercedesi, ka marrë vendin e Majk Krek si drejtor i ekipit, i cili ka kaluar nga drejtor i ekipit në drejtues të operacioneve të pistës, pra duke u fokusuar më shumë në punën në pistën e garave.
Enriko Kardile, ishkreu i aerodinamikës së Ferrarit, do të raportojë te Njuei. Italiani do të jetë përgjegjës për koordinimin e departamentit teknik. Krahas tyre, të mos harrojmë një tjetër ish të Red Bullit, Dan Fallous, i cili ishte pjesë e ekipit që nga sezoni i kaluar. Një tjetër italian, Luka Furbato, i konfirmuar, është drejtor i inxhinierisë.
MOTIVIMI
Riorganizimi i skuadrës dhe ardhja e Njuei përbën padyshim një motivim të fortë, sepse tashmë këtë vit, me një ndryshim vendimtar të qasjes në planifikim, objektivi është futja më shpesh në pozicionet e kreut. Për të hedhur kështu themelet për një sezon të madh në 2026-ën, vitin e revolucionit teknik.
Me Njuein në anën e tij, aty Aston Martin shpreson që të ketë rolin e skuadrës protagoniste në Formula 1. Pikërisht te kjo llogari është mbështetur edhe Fernando Alonso, me kontratën e tij deri në vitin 2026, që e bën dy herë kampionin e botës të ëndërrojë të luftojë sërish për një titull në moshën 44-vjeçare.
Skuadra Aston Martin e mbylli sezonin e kaluar në vend të pestë, pa mundur që të ngjitet asnjëherë në podium me pilotët e saj, por tashmë me një projekt të madh përpara, skuderia vjen me shumë ambicie.