Te Ferrari të kënaqur, reagon Hamilton

Formula 1

Te Ferrari të kënaqur, reagon Hamilton

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 13:31
Makina

Për dy ditë me radhë, pilotë e Ferrari, Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton, kanë testuar gomat e reja Pirelli në pistën e Barcelona. Burime nga makina italiane zbulojnë edhe ndjesitë e para që ka patur piloti britanik me “kokëkuqen”, duke shprehur një mendim shumë pozitiv.

Pilotët kanë pilotuar makinën SF-23 (makina e vitit 2023) dhe pavarësisht se ajo nuk ka qenë njëvendëshja më e mirë Ferrari e viteve të fundit mësohet se Hamilton ka thënë se ajo makinë është më e mirë se Mercedes. “Lewis është ndjerë mirë në makinë”, u shprehën burime nga Ferrari.

“Hamilton ndjehej më mirë në këtë makinë se në Mercedes të dy viteve të fundit.

I pëlqenin ndjesitë e drejtimit të makinës dhe aksidenti që pati në ditën e parë erdhi për shkak se ai po testonte makinën në limitet e saj. Testi i parë ishte premtues, tifozët mund të jenë optimist”, u shpreh mediat italiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat