Milani meriton lojtarë cilësorë

Formula 1

Milani meriton lojtarë cilësorë

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 13:34
Fofana

Fitorja 3-1 kundër Romës i siguroi Milanit një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë.

Mesfushori Youssouf Fofana foli për kanalet zyrtare të klubit kuqezi:

“Në ekip ka entuziazëm. Tifozët janë shumë prezentë dhe na ndihmuan jashtëzakonisht shumë kundër Romës, nga minuta e parë deri në të fundit. Nga ana jonë, dëshirojmë ta mbajmë këtë nivel dhe të punojmë fort për t’u përmirësuar akoma më shumë”.

Mesfushori francez foli gjithashtu për merkaton e fuqishme të klubit kuqezi në orët e fundit të afatit: “Jemi të surprizuar, sepse shumë lojtarë erdhën brenda 24 orëve, por nuk jam i surprizuar nga cilësia e tyre. Jemi te Milani dhe ky ekip meriton lojtarë të kësaj cilësie. Jam i lumtur për ta, pasi luajtën shumë mirë që në start.

Në përgjithësi, ndaj Romës ishte një nga fitoret më të bukura të sezonit, sepse e kontrolluam ndeshjen, por jo më e bukura në realitet, pasi finalja e Superkupës kundër Interit ishte më e veçanta. Sa i përket cilësisë së lojës, mund të themi se ishte një nga fitoret më të mira, por ndoshta jo më e mira”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat