Zbulohen pagat e pilotëve në F1

Formula 1

Zbulohen pagat e pilotëve në F1

Më: 7 shkurt 2025 Në ora: 16:36
Verstapen

Zbulohen pagat e pilotëve të Formula 1 për sezonin e ardhshëm.

Kampioni në fuqi është Maks Verstappen, piloti i “Red Bull” që fitoi katër kampionate botërore në F1 nga viti 2021 deri në vitin e kaluar.

Holandezi është gjithashtu piloti më i paguar në vitin kalendarik me një pagë të vlerësuar në 65 milionë dollarë.

Shtatë herë kampioni botëror Luis Hamilton do të ketë 5 milionë dollarë më pak, pasi kaloi nga Mercedes te Ferrari.

Sipas portalit “Racing News 365”, në vendin e tretë është Sharll Leklerk me 34 milionë euro, duke lënë pas Lando Norrisin dhe Fernando Alonso me 20 mln euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat