Tre burra janë shpallur fajtorë pasi janë përpjekjen për të shantazhuar familjen e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher.
Ata kërcënuan se do të publikonin rreth 1500 foto dhe video private, nëse familja e tij nuk paguante 12.5 milionë paund.
Mësohet se tre personat kërcënuan gjithashtu se do të publikonin kopje të dixhitalizuara të të dhënave mjekësore të Schumacher.
Kreu i këtij grupi, një 53-vjeçar, i cili kishte dënime të mëparshme, u dënua me tre vjet burg në një gjykatë të qarkut në Wuppertal në Gjermaninë perëndimore. Djali i tij u dënua me gjashtë muaj me kusht dhe u gjobit me 1000 paund.
Ndërsa personi i tretë, një ish-punonjës i një firme sigurie, i punësuar për të mbrojtur shtëpinë e familjes Schumacher në Zvicër, mori një dënim me kusht me dy vjet dhe u gjobit me 2,000 paund për ndihmën dhe nxitjen e dy burrave të tjerë.
Gjykatësi tha se ish-punonjësi i sigurisë dha kontributin më të rëndësishëm në krim përmes shkeljes së besimit, sipas Sky News. Mësohet se rreth 900 fotografi dhe pothuajse 600 video të familjes, plus të dhënat mjekësore u konfiskuan nga autorët, tha zyra e prokurorit publik.
Avokati që përfaqëson familjen Schumacher, tha se ata donin një dënim me katër vjet burg për rojen e sigurisë dhe se do të apelonin masën ndaj tij.
Ndërsa dy të pandehurit e tjerë pranuar krimin, avokati i rojës së sigurisë mohoi akuzat dhe kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar se klienti i tij nuk i kishte vjedhur të dhënat.
Schumacher, shtatë herë kampion bote në Formula 1, nuk është parë në publik që kur pësoi një dëmtim të rëndë të trurit në një aksident me ski në Alpet Franceze në dhjetor 2013.
Vitin e kaluar familja e tij siguroi 166,000 paund si kompensim nga botuesi i një reviste gjermane, e cila printoi një “intervistë” të krijuar nga AI me shoferin e garave.