Norris mesazh Verstappenin

Formula 1

Norris mesazh Verstappenin

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Vendi i dytë i arritur vitin e kaluar në botërorin për pilotë të Formula 1 nuk e ka kënaqur britanikin e McLaren, Lando Norris.

Ai synon që këtë sezon të jetë në gjendje të duelojë sërish për titullin, duke shpresuar gjithashtu që makina të ruajë performancën e muajve të fundit.

“Në letër, makina jonë e re duhet të jetë një hapë përpara. Ne e dinim se po fillonim të ndërtonim makinën e re duke u nisur nga një bazë e mire.

Ne zgjodhëm të rrezikonim dhe të merrnim një qasje mjaft ambicioze. Kjo është mënyra e vetme për të bërë përparim të rëndësishëm”, tha Norris.

“Ndonjëherë jeta merr një drejtim të padëshiruar, por nga botërori i vjetshëm kam mësuar shumë.

Max është një shofer agresiv dhe rikuperimi i pikëve ndaj tij ishte pothuajse i pamundur. Shanset që ne të dy të përfundojmë jashtë, si në Austri, ishin të mëdha dhe ai do të kishte vetëm një avantazh”, shtoi britaniku.

Duke folur për atë që pret nga ky vit, Norris tha: “Ky vit do të jetë ndryshe. Unë do të duhet të jem një shofer i zgjuar dhe nëse më duhet të nxjerr bërrylin për ta ndaluar atë të kalojë, do ta bëj. Nuk do ta lë Max të më parakalojë, do të jetë një betejë e ashpër në pistë brenda limiteve”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat