Hamilton ulet për herë të parë te kokëkuqja, i pari Leclerc

Formula 1

Hamilton ulet për herë të parë te kokëkuqja, i pari Leclerc

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 21:35
Makina

Charles Leclerc ishte i pari që mori timonin e Ferrari SF-25 në debutimin e saj në pistë.

Me përmirësimet teknike piloti nga Monako dhe Leëis Hamilton do të përballen në Kampionatin Botëror të Formula 1, i cili nis pas më pak se një muaji në Australi.

Seanca e parë u zhvillua në një mëngjes të freskët dhe me mjegull në Fiorano, ku asfalti nuk ishte në kushte ideale dhe temperaturat ishin pak mbi zero.

Megjithatë, një numër i madh tifozësh ishin mbledhur që në orët e para të ditës për të ndjekur makinën e re të "Kokëkuqes" nga zonat e njohura të shikimit rreth pistës private të Ferrarit.

Leclerc doli në pistë pak para orës 09:30, rreth 30 minuta më herët se sa ishte parashikuar. Pas përshëndetjes me tifozët kreu disa prova të nisjes dhe frenimit.

Në bokset e Ferrarit ishte i pranishëm edhe presidenti i kompanisë, John Elkann, i cili mbërriti me helikopter para fillimit të testeve.

Në orët e pasdites, ishte radha e Leëis Hamilton të provonte për herë të parë Ferrari SF-25.

Piloti shtatë herë kampion bote ndoqi nga bokset xhirot e para të Leclerc, duke bërë gjithashtu disa postime në rrjetet sociale.

Të dy pilotët, së bashku me drejtuesit e Ferrarit, vinin nga një event në Londër për nisjen e sezonit të ri të Formula 1, i cili përkoi edhe me 75-vjetorin e kampionatit.

Sipas rregulloreve, Leclerc dhe Hamilton kanë mundësinë të përshkojnë 250 kilometra në total gjatë "Shakedoën" dhe "Filming Day" përpara se të dërgojnë makinën dhe pajisjet teknike në Bahrein, ku do të zhvillohet e vetmja seancë testimi para-sezonale nga 26 deri më 28 shkurt në pistën e Sakhirit.

Ndryshe nga vitet e fundit, këtë sezon gara e parë e kampionatit do të zhvillohet në Australi, në pistën ikonike të Albert Park në Melbourne.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat