Drejtori i Ferrarit, Frederik Vasër tregohet i kujdesshëm në bilancin e testeve në Bahrejn.“Mendoj se është shumë herët për të pasur një pasqyrë të qartë të situatës, e cila ka ndryshuar dita ditës.
Ne nuk i dimë nivelet e karburantit të të tjerëve dhe bëhet shumë e vështirë të interpretohet situata” shpjegoi francezi pas mbylljes së testeve.
Por është e qartë për të gjithë se situata ka ndryshuar rrënjësisht për mirë në krahasim me sezonin e kaluar.
“Le të përqendrohemi te vetja. Ne thamë të njëjtën gjë përpara se të vinim në Bahrejn, duhet të qëndrojmë të fokusuar në atë që po bëjmë dhe të mos mendojmë për të tjerët.
Gjithçka po shkon mirë dhe është e sigurt se ne do të jemi gati për garën në Melburn”, përfundoi Vasër.