Formula 1 shpërdan 1.2 miliardë dollarë për skuadrat

Formula 1

Formula 1 shpërdan 1.2 miliardë dollarë për skuadrat

Më: 4 mars 2025 Në ora: 11:22
Pamje nga një garë

Me publikimin e rezultateve financiare të vitit 2024 në Formula 1, Liberty Media njoftoi gjithashtu edhe shumën që do t’u shpërndahet të gjitha ekipeve. Ajo do të ndahet me mekanizmin e njohur miks të përqindjeve të shtuara së bashku me rezultate e vitit të kaluar në pistë, rezultateve historike dhe bonuseve speciale.

Kështu, skuadrat do të marrin 1.2 miliardë dollarë, një rritje prej 4% nga ajo që u gjenerua një vit më parë. Siç raportohet nga “Auto, Motor und Sport”, Ferrari do të marrë 242 milionë dollarë, më shumë se çdo ekip tjetër.

Skuadra nga Maranello e arrin këtë shifër me 137 milionë dollarë çmime sezonale, 28 milionë dollarë bonuse historike dhe 77 milionë dollarë shtesë për statusin e saj special. Krahasuar me një vit më parë, Ferrari do të arkëtojë 34 milionë dollarë më shumë.

McLaren shënoi rritjen më të lartë të përqindjes së të ardhurave në krahasim me vitin 2024, me 51%, duke arritur në 168 milionë dollarë falë fitores së saj në kampionatin botëror të konstruktorëve. Vendi i tretë për Red Bull shpërblehet me 152 milionë dollarë, Mercedes i katërti me 151 milionë dollarë.

Alpine është renditur i pesti me 110 milionë dollarë, Aston Martin është i gjashti me 106 milionë dollarë, Haas dhe Williams janë të shtatit me nga 90 milionë dollar secili. Në fund vijnë Racing Bulls (i nënti) me 84 milionë dollarë dhe Sauber (i dhjeti) me 74 milionë dollarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat