Pas testeve të kryera gjatë javës së kaluar, në Formula 1 ka filluar numërimi mbrapsht për sa i përket fillimit të sezonit të ri. Gara e parë sezonale është më 16 mars, në pistën e Melburn, në Australi.
Pothuajse të gjithë kanë konfirmuar në unison se McLaren është në “pole position” për fillimin e kampionatit, me Ferrari që ndjek ekipin britanik, ashtu sikurse ndodhi në kampionatin botëror të konstruktorëve 2024.
Gjithsesi, Frederic Vasseur, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, shpreson në një rezultat ndryshe. Ai foli për sezonin që pritet të nisë: “Ndjesia është pozitive, të paktën pas asaj që mundëm të përjetonim në testet në Bahrein”.
“Tani vetëm presim të nisemi për në Australi ku do të kemi reagimet e para. Do të jetë një sezon interesant, pasi diferencat janë të vogla dhe makina që do të përshtatet më mirë me pistën do të ketë një avantazh për ta fituar garën”, tha Vasseur.