Sezoni vjen me risi në Formula 1, FIA zyrtarizon rregulloren e re

Formula 1

Sezoni vjen me risi në Formula 1, FIA zyrtarizon rregulloren e re

Më: 7 mars 2025 Në ora: 15:24
Pamje nga gara

Nëse për revolucionin teknik do të jetë e nevojshme pritja deri në vitin 2026, Formula 1 po përgatitet për të jetuar një sezon plot me risi. Konfirmimi vjen drejtpërdrejt nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit, e cila ka rishikuar rregulloren sportive që për këtë edicion, duke nisur që nga heqja e pikës shtesë për xhiron më të shpejtë.

Kjo normë siç dihet është futur që prej vitit 2019 dhe parashikonte 1 pikë shtesë për xhiron më të shpejtë të garës për pilotët që e mbyll brenda dhjetë vendeve të para Çmimin e Madh.

Teknikisht, ky rregull duhej të kishte rritur spektaklin, por pilotët e vetëm që e synonin xhiron më të shpejtë nuk ishin ata të kreut, duke u treguar të disponueshëm për të ndërruar gomat në xhirot e fundit për të tentuar sulmin ndaj kronometrit. Gjithashtu të interesuar për xhiron më të shpejtë ishin edhe ata që kërkonin t’u hiqnin pikët rivalëve të tyre të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë për të për të rritur interesin për Formula 1, FIA ka vendosur të prezantojë një rregull specifik për Çmimin e Madh të Monakos, shpeshherë i bllokuar për shkak të vështirësive të pranishme për shkak të rrugëve qytetase të cirkuitit.

Për t’i përzier kartat, Federata ka vendosur të prezantojë një strategji të detyrueshme me të paktën dy ndalesa në bokse, si në kushte të thata dhe të lagështa të asfaltit, me një minimum prej dy përbërësve të ndryshëm që do të përdoren në të thatë. Një taktikë që mund të jepte rezultat, njësoj si ajo e detyrimit të drejtuesve që nisen nga korsia e “pit lane” për të përballuar xhiron e formacionit së bashku me makinat e tjera, duke u larguar nga zona e bokseve sapo të kenë kaluar të gjitha makinat në rrjet.

Një disavantazh i vogël për ata që vendosnin ta nisnin nga fundi pasi kishin hasur probleme teknike dhe që mund të kishin përshkruar disa kilometra më pak se kundërshtarët. Më shumë fuqi do të ketë edhe për drejtimin e garës në rast aksidenti, me komisarët të cilët në rast dëmtimi të makinave do të mund të detyrojnë drejtuesit të kthehen në bokse për të rregulluar makinat, ndërkohë që një risi e madhe vjen nga sektori kualifikues.

Në rast anulimi për shkak të kushteve atmosferike, edhe gjatë fundjavave Sprint, rrjeti i fillimit do të hartohet në bazë të renditjes së pilotëve. Nëse kjo ndodh në garën debutuese, drejtimi i garës do të vendoset nga sesioni i provave të lira, që do të përcaktojë radhën e nisjes. Kujtojmë që Botërori 2025 do të fillojë fundjavën e 14-16 marsit në Australi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat