Berni Ekleston i shiti për 500 milionë stërlina koleksionin e veturave të Formulës 1 miliarderit të Red Bull, Mark Mateshic!
Plot 69 vetura garash të Formulës 1, pjesë e një koleksioni të çmuar të Berni Ekleston kanë ndryshuar pronarë pasi janë blerë nga pronari i Red Bull, Mark Mateshic.
Sipas një njoftimi për shtyp ish-kreu i FIA-s ka bërë me dije se është privuar nga koleksioni i çmuar për një shifër rreth 500 milionë stërlina.
94-vjeçari ka thënë se hoqi dorë nga ky koleksion pasi bashkëshortja 48-vjeçare nuk do të dinte se çfarë të bënte me veturat pas vdekjes së tij.