Marc Marquez fiton garën sprint në Argjentinë

Formula 1

Marc Marquez fiton garën sprint në Argjentinë

Më: 16 mars 2025 Në ora: 11:19
Marc Marquez

Gara sprint e MotoGP zhvilluar në pistën e Termas De Rio Hondo, në Argjentinë, konfirmoi momentin e shkëlqyer që po kalon spanjolli i Ducati, Marc Marquez.

Pasi dominoi dy javë më parë në Tajlandë, ai e nis me këmbën e mbarë edhe këtë fundjavë në Argjentinë.

Në 12 xhiro të zhvilluara në pistë, ai pati epërsi, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Marc Marquez mposhti sërish të vëllanë e tij Alex me Ducati Gresini (i dyti), ndërkohë që në podium u ngjit edhe italiani Franceso Bagnaia me Ducatin tjetyër zyrtar (i treti).

Pra, edhe në këtë garë sprint u përsërit rezultati i dy javëve më parë, me Marquez që po dominon renditjen e MotoGP me pikë të plota. Shumë pas janë pilotët dhe motorët e tjerë, duke e kthyer këtë Botëror, të paktën deri më tani, në një “duel” brenda familjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat