E premte, 20 shtator 2024
  • Në nderim të ushtarëve të guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes

    "Në Arlington, nderuam ushtarët e guximshëm amerikanë që sakrifikuan në shërbim të lirisë dhe paqes.

    Guximi dhe përkushtimi i tyre është frymëzim për një botë të lirë dhe të sigurt.

    Lidhjet e thella dhe vlerat e përbashkëta ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë ngritur edhe mbi këtë kontribut.

    Duke kujtuar këta heronj, riafirmojmë angazhimin tonë për t`i mbështetur parimet për të cilat ata luftuan!" - Vjosa Osmani, Presidente e Republikës së Kosovës, SHBA 11 korrik 2024